Rita Ora ka pasur një vit të jashtëzakonshëm gjatë 2018 në karrierën muzikore.
Këngëtarja ka sjell një numër të projekteve duke përfshirë edhe albumin e dytë muzikore, “Phoenix”.
Ajo ka pasur edhe një numër të madh të koncerteve, ku ka performuar edhe në Prishtinë më 17 shkurt me rastin e përvjetorit të dhjetë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
E kjo performancë, ku thuhet se ishin të pranishëm rreth 200 mijë vetë, ka bërë pjesë në rekapitullimin që i ka bërë vitit të kaluar biondina.
Kjo e fundit ka publikuar një video në llogarinë personale në Twitter teksa ka përfshirë një sekuencë të marrë gjatë koncertit në kryeqytetin tonë.
“Një përmbledhje e tillë e bukur. Unë nuk mund të kisha dashur një vit më të mirë. Nxjerrja në shitje e Phoenixit ishte aq prekëse dhe e rëndësishme për mua dhe kjo u arrit në saje të të gjithëve mbështetësve. Të gjithë fansat po mi realizojnë ëndrrat e mia çdo ditë. Unë jam e lumtur dhe mirënjohëse!!!”, ka shkruar 28-vjeçarja në rrjetet sociale.
Theksojmë Ora kishte mbajtur një koncert madhështor para mijëra fansave edhe në kryeqytetin shqiptar të Tiranës.
Ndryshe, Rita ka paralajmëruar edhe disa koncerte muzikore me rastin e promovimit të albumit të dytë në karrierën muzikore. /Telegrafi/
Such a lovely recap!!! I couldn’t have wished for a better year!!! Phoenix release was so touching and important to me thanks to everyone for your support and all my fans for making my dreams come true everyday. I’m so happy and grateful!!! ❤️ pic.twitter.com/yKeiyu7ZUN
— Rita Ora (@RitaOra) January 2, 2019