Site icon Telegrafi

Reka, Siljanovska dhe Pendarovski do të nënshkruajnë Kodeksin për fushatë demokratike

Kandidatët presidencial të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski, sot në hapësirat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, do të nënshkruajnë Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Me këtë kodeks ata obligohet të udhëheqin fushatë korrekte dhe me raport korrekt ndaj kundërkandidatëve.

Fushata e zgjedhjeve presidenciale fillon nesër më 1 prill dhe mbaron më 19 prill. Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

Aleksandar Kiracovski, shefi i shtabit zgjedhor të Stevo Pendarovskit, mbrëmë tha se është dakorduar të ketë katër duele televizive mes Pendarovskit dhe Davkovës./Telegrafi/

Exit mobile version