Edy Reja ka zbardhur listën e Kombëtares së Shqipërisë për dy ndeshjet e radhës.
Kombëtarja kuqezi luan në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë më 4 shtator, ndërsa tri ditë më vonë pret Lituaninë.
Trajneri italian ka ftuar 28 futbollistë për këto dy sfida, pasi dëshiron të ketë sa më shumë në grup.
Shqipëria kërkon ta nis me fitore aventurën në Grupin C të Ligës së Kombeve, edhe pse kundërshtarët nuk janë të dobët.
Gjithsesi për këto dy takime, për herë të parë janë grumbulluar tre futbollistë të talentuar.
Mbrojtësi Ramë Çepele, që është pjesë e Interit dhe që kuqezinjtë ja rrëmbejnë kështu Italisë talentin e datëlindjes 2003 që ka luajtur edhe me të kaltërit U-17.
Ndërkohë që dy emrat e tjera, janë sulmuesi i Chelseat i huazuar te Vittese, Armando Broja që bëhet pjesë e skuadrës së parë kuqezi tashmë, pasi spikati edhe me Shpresat, por edhe Qazim Laçi që luan me Ajaccion në Francë dhe që është një futbollist me perspektivë. /Telegrafi/