Site icon Telegrafi

Reja tregon arsyen pse nuk i ftoi Rey Manajn dhe Ivan Balliun

Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të kësaj faze kualifikuese.

Kuqezinjtë do të ndeshen me Anglinë dhe Andorrën që janë edhe dy takimet e fundit për kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit Katar 2022.

Trajneri italian i Shqipërisë, Edoardo Reja ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për lojtarët e ftuar.

Pyetja e parë ka qenë për mungesën e Ivan Balliut dhe Rey Manajt, dhe nëse sulmuesi nuk është ftuar për faktin se nuk i pasoi topin Uzunit ndaj Polonisë.

“Jo absolutisht, kam folur me Manaj se ka pasur disa probleme. Ka qenë me grip, ka luajtur edhe pak ndeshje. Më ka thënë se nuk është në gjendjen më të mirë, e kemi vendosur bashkërisht”.

“Kam folur edhe me Balliun dy herë dhe ka pasur një problem me pubalgjinë dhe nuk ka arritur të rikuperojë, pavarësisht se ka luajtur me klubin”.

“Do t’i nënshtrohet sërish testeve të tjera. Kisha dëshira ta shihja, më vjen keq sepse në ndeshjen e fundit ka pasur COVID. Ka shumë mungesa që na kondicionojnë dhe janë lojtarë të rëndësishëm si Abrashi, Gjimshiti”, theksoi Edoardo Reja. /Telegrafi/

Exit mobile version