Site icon Telegrafi

Reja publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit, mungon Thomas Strakosha

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë tri ndeshje brenda muajit në nëntor, ndaj Kosovës miqësoren e datës 11 në Elbasan dhe dy sfidat kualifikuese ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë më 15 dhe 18 të këtij muaji.

Trajneri i kuqezinjve, Edi Reja ka bërë publike listën me futbollistët e ftuar për këto tri takime.

Italiani ka grumbulluar 27 futbollistë për këto tri ndeshje, teksa në listë ka rikthime.

Elseid Hysaj është rikthyer, ndërsa në listë ndodhet edhe Bekim Balaj dhe Ardian Ismajli.

Mungesa më e madhe për këto tri takime është padyshim ajo e portierit Thomas Strakosha.

Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta zhvillojnë me Kosovën më 11 nëntor, ndërsa pastaj me Kazakistanin më 15 dhe me Bjellorusinë më 18 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version