Site icon Telegrafi

Reja kërkon katër pikë nga dy ndeshje: Do të ishin ideale

Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për dy sfidat e muajit tetor për kualifikime të Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.

Kuqezinjtë do të përballen me Hungarinë në udhëtim dhe tri ditë më vonë presin Poloninë në ‘Air Albania’ në Tiranë.

E për këtë sfidë ka folur edhe trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja.

“Nuk dua të bëj konsiderata të tilla, janë dy ndeshje shumë të forta, për mua është e rëndësishme që Shqipëria po rritet, jemi skuadër kompetitive, një humbje na largon nga ëndrra që kemi, për në play off, është e detyrueshme që të marrim dy rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme”.

“Janë dy ndeshjet vendimtare, për të shpresuar deri në fund që të jemi në lojë”, tha Reja.

Shqipëria përballet me Hungarinë dhe Poloninë, teksa trajneri Reja ka thënë se me Poloninë medomos duhet fitorja.

“Me Poloninë me doemos duhet të fitojmë sepse është rivali ynë në grup, nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Dua t’i marrim ndeshjet një pas një. Tani kemi Hungarinë një sfidë vendimtare dhe më pas me Poloninë”.

“Në rastin më të keq dua që të marrim me çdo kusht tre pikë me Poloninë që të ruajmë pozicionin dhe për të shpresuar deri në fund. Por për mua idealja është 4 pikë në këto dy ndeshje”, deklaroi trajneri italian i Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version