Telegrafi

Reja flet për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë ndaj Andorrës dhe Francës

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja ka folur në konferencë për shtyp për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore të Euro 2020.

Shqipëria do të luajë dy ndeshje gjatë javës së ardhshme, ku me 14 nëntor pret Andorrën, ndërsa tri ditë më vonë e pret Francën në kuadër të grupit H.

Për këto dy takime ka folur trajneri Reja, i cili ndeshjen me Andorrën e cilëson si më të vështirë, pasi me Francën motivohen vet futbollistët.

Lexo po ashtu Edy Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar, mungojnë pesë të lënduar dhe ftohet Florian Kamberi

“Kemi bërë një rritje konstante, pasi kemi bërë mirë si në Turqi, ashtu edhe në Moldavi, ndaj do të doja të vazhdonim në këtë rrugë”, ka thënë fillimisht Reja në konferencë për shtyp, përcjell SS.

“Nuk duhet të mendojmë vetëm për Francën, pasi më përpara kemi Andorrën dhe duhet të përqendrohemi tërësisht aty”.

“Vetëm pasi të mbyllim atë ndeshje, do të mendojmë për Francën, por duhet të theksoj se përqendrimi është shumë i rëndësishëm për ndeshjen me Andorrën, sepse siç e patë edhe me Turqinë, ata humbën vetëm në minutat e fundit”.

“E kuptoj situatën, por dua që të krijojmë mentalitetin e të luajturit gjithmonë në maksimum. Nuk dua që në ndeshjen e parë të bjerë përqendrimi dhe të luajmë nën atë që është e mjaftueshme në fushë”.

Lexo po ashtu Vendoset përfundimisht emri i stadiumit Kombëtar në Tiranë

“Nëse duam të rritemi si skuadër, duhet t’i japim shumë vëmendje ndeshjes me Androrrën. Duhet të tregojmë rritje mentale dhe profesionalizëm”.

“Ndeshja me Andorrën është më e rëndësishme për mua, pasi me Francën motivohen lojtarët edhe nga stadiumi i ri. Andorra është ndeshja më e vështirë nga ana e motivacionit”, përfundoi trajneri i Shqipërisë.