Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj në shtëpi ndeshjen e pestë në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë janë në kërkim të fitores së dytë, pasi vetëm në këtë mënyrë do t’i mbanin gjallë shpresat për ta zënë vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C.
Kundërshtari i radhës i kuqezinjve është Kazakistani, që ndodhet në vendin e fundit në tabelë me vetëm katër pikë.
Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja e din rëndësinë e ndeshjes dhe ka vendosur që t’i besojë lojtarëve më me përvojë për këtë sfidë.
Italiani do të luaj me formacionin e tij të preferuar 3-5-2, ndërsa porta do të jetë e sigurt me Etrit Berishën në të.
Në mbrojtje është Ardian Ismajli së bashku me Frederic Veselin dhe liderin e këtij reparti Berat Gjimshitin.
Albi Doka do të jetë në krahun e djathtë ndërsa Elseid Hysaj në atë të majtin.
Mesfusha do të ketë shumë përvojë me Amir Abrashin që është i jashtëzakonshëm në këtë repart së bashku me Klaus Gjasulën e Ledjan Memushajn.
Ndërkohë në sulm pritet të jetë Sokol Cikalleshi me njërin mes Myrto Uzunit ose Rey Manajt.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:
Shqipëria (3-5-2): Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Hysaj, Abrashi, Memushaj, Gjasula, Manaj, Cikalleshi.
/Telegrafi/