Telegrafi

Reiner Jesus nuk udhëton me Real Madridin për në Amerikë

Reiner Jesus nuk do t’i bashkohet Real Madridit në turneun para-sezonal që po do e zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara.

Los Blancos do të largohen nga Madridi më 19 korrik, përpara tre ndeshjeve miqësore në Amerikën e Veriut, përpara se sezoni 2022/23 në La Liga të fillojë në gusht.

Carlo Ancelotti po i largon disa lojtarë nga lista që nuk dëshiron t’i marrë me vete në Amerikë, derisa ajo do të zbulohet brenda 24 orëve.

Lexo po ashtu Real Madridi kërkon të zvogëlojë skuadrën duke larguar disa lojtarë të panevojshëm

Sipas raportimeve nga Marca, sulmuesi brazilian nuk do të hipë në aeroplan për në SHBA, pas kthimit të tij nga një periudhë huazimi në Borussia Dortmund.

20-vjeçari ka të ngjarë të largohet përsëri nga klubi në formë huazimi në javët e ardhshme dhe ai do të qëndrojë në Madrid për të punuar në gjendjen e tij fizike te Valdebebas.

Real Valladolid po punon për një marrëveshje për ta sjellë atë në Estadio Jose Zorrilla , pas dy viteve zhgënjyese në Gjermani, pas nënshkrimit nga Flamengo në vitin 2019. /Telegrafi/