Telegrafi

Reina për testet mjekësore te Milani?

(Foto: Getty Images)

Portieri i Napolit, Pepe Reina, pritet t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Milani.

Sipas Sky Sport Italia, 35-vjeçari do t’i bëjë testet e para dhe pastaj do të nënshkruajë me Rossonerët.

(Foto: Getty Images)

Spanjolli është i lirë që të nënshkruajë me klube të tjera, duke qenë se është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Napolin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Pepe Reinan

Akoma nuk dihet nëse Reina do ta zë vendin e Gianluigi Donnarummas si portieri kryesor, apo do të jetë portieri i dytë.

Ka kohë që spekulohet se gardiani italian mund të largohet nga San Siro për ta vazhduar karrierën te ndonjëri prej klubeve të pasura që i kërkojnë shërbimet e tij.

(Foto: Getty Images)

Reina është pjesë e Napolit që nga viti 2015, kur u transferua nga Bayern Munichu.

Në të kaluarën, ai ka veshur fanellat e klubeve tjera të mëdha, si Barcelona dhe Liverpool. /Telegrafi/