Claudio Bravo pritet të bashkohet me Manchester Cityn, ndërsa portieri i Napolit, Pepe Reina i është ofruar Barcelonës.
Pep Guardiola është në kërkim të një portieri pasi nuk e dëshiron Joe Hartin dhe favorit për të qenë startues është Willy Caballero. Kjo i ka hapur rrugë Claudio Bravos.
Sipas gazetës katalane Sport, Reina i është ofruar Barcelonës, si portier rezervë.
Do të ishte një lëvizje befasuese pasi 33 vjeçari i ka siguruar kualifikimin direkt Napolit.
Reina është rritur në akademinë e Barcelonës, por ishte larguar drejt Villarrealit në vitni 2002, dhe bëri karrierë me Liverpoolin, Napoli dhe Bayern Munich. /Telegrafi/