Agjenti i Pepe Reinas ka thënë se portieri i Napolit nuk do t’i bashkohet Milanit, por Liga Premier është një opsion.
Spanjolli nuk ka arritur marrëveshje me Partenopei për vazhdimin e kontratës, ndërsa raportet jo të mira me kreun e klubit, Aurelio De Laurentiis, kanë bërë që të spekulohet për largimin e tij.
Ribashkimi me Rafael Benitezn te Newcastle United është një opsion shumë u mundshëm, mirëpo është spekuluar se Rossonerët duan ta angazhojnë në rast se Gianluigi Donnarumma refuzon rinovimin e kontratës.
“Jo, nuk ka asgjë”, është përgjigjur agjenti Manuel Garcia Quillon kur është pyetur nga calciomercato.it për interesimin e Milanit.
“Në Itali është vetëm Napoli. Liga Premier? Po flasim për një lojtar të rëndësishëm, të cilin e duan shumë skuadra, por prioriteti i tij është qëndrimi te Napoli”, ka deklaruar agjenti. /Telegrafi/