Tijjani Reijnders ka mbërritur në Clinica La Madonnina për t’i kryer testet mjekësore me Milanin, para transferimit të tij nga AZ Alkmaar.
Mesfushori holandez zbarkoi në aeroportin Linate të hënën në mbrëmje, duke thënë se ai pranoi ofertën e Milanit pas ‘thirrjes së parë’.
Ai mbërriti në Clinica La Madonnina sot (e martë) në mëngjes për testet mjekësore me gjigantët e Serie A.
Visite mediche con il @acmilan per Reijnders @cmdotcom pic.twitter.com/BY03WpP9zp
— Daniele Longo (@86_longo) July 18, 2023
Reijnders do t’i bashkohet kuqezinjve nga AZ Alkmaar për 25 milionë euro, duke përfshirë bonuset, duke nënshkruar një kontratë prej 1.7 milion euro në sezon.
Ai është nënshkrimi i dytë veror i Milanit në mesfushë pas Ruben Loftus-Cheek, i cili iu bashkua kuqezinjve nga Chelsea.
Përveç tyre, Milani ka transferuar edhe Christian Pulisic në fazën e sulmit. /Telegrafi/