Telegrafi

Reguilon do të largohet nga Tottenhami, tri opsione për mbrojtësin spanjoll

Sergio Reguilon do të largohet nga Tottenham Hotspur pas dy viteve qëndrim në Londër.

Mbrojtësi spanjoll me ardhjen e trajnerit Antonio Conte ka humbur vendin e titullarit, pasi italiani preferon para tij dyshen Perisic e Sessegnon.

Largimi i tij nga Spurs gjatë kësaj vere duket i pashmangshëm dhe Reguilon ka tre opsione para vetës për ta vazhduar karrierën.

25-vjeçari po kërkohet në Spanjë nga Villarreal, në Itali nga Lazio dhe në Angli nga skuadra e rikthyer në elitë, Nottingham Forest.

Spurs janë të gatshëm ta shesin lojtairn, por mund ta lënë edhe në huazim me mundësi blerje.

Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

Londinezët kishin shpenzuar 30 milionë euro dy vite më parë për lojtarin, derisa tani mund ta heqin për 20 milionë euro.

Vet futbollisti preferon rikthimin në Spanjë, ku do të luante te Villarreal si titullar. /Telegrafi/