Agjencia për ushqim dhe veterinari, bën të ditur se është regjistruar rasti i parë i sëmundjes së ”lëkurës së pezmatuar” te bagëtitë në Republikën e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo sëmundjenuk është tipike për këtë rajon, por për fat të keq, më 18 prill është regjistruar rasti i parë, në rajonin e Demir Kapisë. Sëmundja nuk transmetohet nga gjallesa te njeriu, por është mjaft e rrezikshme për bagëtinë, pasi që mund të shkaktojë humbje të mëdha ekonomike.
Më 21 prill është vërtetuar prania e sëmundjes edhe në laborator, ndërkaq analizat janë kryer në Bullgari. Virusi transmetohet përmes pickimit të mushkonjave ose mizave, por mund të transmetohet edhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë të kafshëve dhe përmes ushqimit dhe ujit. Nuk ka rrezik për infektimtë njerëzve./Telegrafi/