Megjithëse e përcollëm vitin 2017, sërish ndotjen e kemi trashëguar edhe në vitin 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rajonin e Shkupit është regjistruar sërish nivel i lartë i ndotjes, duke tejkaluar nivelin e lejuar në të gjitha komunat përreth Shkupit.
Nivel i lartë i ndotjes është regjistruar në Qendër, Lisiçe, Rektorat, Karposh, Gazi Babë dhe Milladinovc.
Sipas stacioneve matëse, ndotje e lartë është regjistruar edhe në Manastir e Tetovë, si edhe në Kumanovë./Telegrafi/