Site icon Telegrafi

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të bëhet në vitin 2021

Për shkak të pandemisë me Covid-19 u shty regjistrimi i popullsisë i cili ishte i paraparë të zhvillohet këtë vit. Mirëpo në marrëveshjen për koalicion në mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re është trajtuar edhe kjo çështje.

Kryetari i LSDM-së Zorna Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha se çështja e regjistrimit të popullsisë është punë e kryer dhe se do të zhvillohet vitin e ardhshëm, në 2021.

Ndërsa kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në të njëjtën konferencë për shtyp tha se një nga çështjet prioritare për këtë koalicion janë reformat në gjyqësi.

Sipas Ahmetit, 98% e bartësve të funksioneve në BDI janë njerëz të rinj, dhe vetëm ai dhe Talat Xhaferi janë nga përbërja e vjetër parlamentare./Telegrafi/

Exit mobile version