Site icon Telegrafi

Regjistrimi i popullësisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare

Republika e Kosovës po vazhdon me procesin e regjistrimit të popullësisë, i cili po realizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit, regjistrimi fizik ka rezultuar me 1,586,659 banorë.

Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës vazhdon të ftojë diasporën për të u regjistruar, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në këtë proces.

Afati i fundit për regjistrim është 31 gushti, dhe procedura mund të kryhet nëpërmjet platformës online “eDiaspora”.

Në një njoftim të shpërndarë nga Ambasada e Kosovës në SHBA, theksohet: “Të dashur bashkatdhetarë, regjistrimi juaj është i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Regjistrohu!”

Kjo nismë ka për qëllim të sigurojë një pasqyrë të saktë të popullsisë dhe të kontribuojë në zhvillimin e vendit.

Të gjithë qytetarët janë inkurajuar të angazhohen dhe të regjistrohen për të mbështetur këtë proces të rëndësishëm./Telegrafi/

Exit mobile version