Site icon Telegrafi

Regjisori i “Squid Game” zbulon arsyen që qëndron prapa flokëve me ngjyrë të kuqe të lojtarit në fund të serialit

Përfundimi i serialit shumë të shikuar “Squid Game” ka lënë fansat me pyetje të panumërta dhe ka ndezur teori të shumta. Tani, vetë krijuesi i serialit, Hwang Dong-hyuk, po zbulon se çfarë do të thotë në të vërtetë.

Gjithsesi, në fund të “Squid Game”, shikuesit shohin personazhin Seung Gi-hun (tani me 45.6 miliardë të fituara si lojtari i vetëm i mbijetuar i lojërave vdekjeprurëse), i cili ndodhet në rrugën e tij për në aeroport. Ai do të fluturojë për në Shtetet e Bashkuara për t’u ribashkuar me vajzën e tij, por përfundon duke u përplasur me një person që po bie në kurthin që të çon për tek loja e “Squid Game”.

Në skenën e fundit, Gi-hun vendos të thërrasë numrin në kartë në mënyrë që të përballet me shefin e lojës famëkeqe duke e pyetur pse po vazhdon të ndodhë. Gi-hun pastaj largohet, duke vendosur të mos hipë fare në aeroplan.

Duke folur në një intervistë për The Hollywood Reporter, Hwang Dong-hyuk tani ka zbuluar qëllimet e tij të vërteta pas vendimit të madh të Gi-hun për të mos hipur në aeroplan. Dhe ndoshta nuk është ajo që keni menduar…

Ndërsa shkruante skenarin e “Squid Game”, Hwang nuk kishte synime të forta për të krijuar një sezon të dytë (dhe ai ende nuk është 100 për qind i sigurt nëse do ta bëjë). Ai synoi që vendimi i Gi-hun në minutën e fundit të ishte fundi i historisë së tij.

Lexo po ashtu Policia në Mbretërinë e Bashkuar u detyrua të sqarojë shoferët se shenja e punimeve në rrugë nuk të drejton për te loja e serialit "Squid Game"

Ndërsa shumica e shikuesve besonin se zgjedhja e Gi-hun do të thoshte se ai kishte vendosur të kërkonte hakmarrje dhe të bashkohej përsëri në lojëra (ndoshta si një punëtor i kuq) në mënyrë që të parandalonte që gjithçka të ndodhte përsëri, rezulton se Hwang nënkuptonte diçka pak më ndryshe nga përfundimi i tij i paqartë.

Hwang zbuloi: “Është e vërtetë që sezoni i parë përfundoi në një mënyrë misterioze, por në fakt mendova se kjo mund të ishte një mbyllje e mirë edhe për të gjithë historinë”.

Hwang vazhdoi: “Sezoni i parë përfundon me Gi-hun duke u kthyer mbrapa dhe duke mos hipur në aeroplan për në Shtetet e Bashkuara. Dhe kjo ishte, në fakt, mënyra ime e komunikimit të mesazhit që ju nuk duhet të tërhiqeni nga rrjedha konkurruese e shoqërisë, por që ju duhet të filloni të mendoni se kush e ka krijuar të gjithë sistemin – dhe nëse ka ndonjë mundësi që ju të ktheheni prapa dhe ta përballoni atë”.

Ai pastaj zbuloi: “Pra, nuk është e domosdoshme Gi-hun të kthehet për t’u hakmarrë. Në të vërtetë mund të interpretohet sikur ai është duke bërë një kontakt sysh në vend me atë që po ndodh vërtet në tablonë më të madhe. Kështu që unë mendova se mund të jetë një mënyrë e mirë e thjeshtë, por e paqartë, për t’i dhënë fund historisë për Gi-hun”.

Hwang Dong-hyuk gjithashtu kohët e fundit zbuloi se pse Gi-hun i kishte të lyera flokët në kuqe në episodin e fundit. Përsëri, në fakt nuk ka të bëjë asgjë me parashikimin e asaj që Gi-hun do të bëjë më pas.

Në një intervistë me Zapzee, Hwang zbuloi: “Mendova për këtë në mënyrë intuitive. Duke menduar se si Gi-hun duhet t’i ndryshojë flokët në një sallon flokësh. Unë imagjinova se isha ai dhe mendova me vete: ‘Cila është ngjyra që nuk do të zgjidhja kurrë për të lyer flokët?’”.

Regjisori shtoi: “Pastaj arrita në përfundimin se Gi-hun nuk do t’i lyente kurrë flokët e tij me të kuqe. Do të ishte gjëja më e çmendur për të që të bënte. Kështu që unë zgjodha ngjyrën dhe mendova se me të vërtetë tregonte zemërimin e tij të brendshëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version