Regjisori amerikan Rick Ray, i njohur për filmin “10 pyetje për Dalai Lama”, përmes video inçizimit, sqaron golgotën e tij që ka përjetuar pas hyrjes nga Greqia në Maqedoni në kufirin në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më janë marrë pajisjet për inçizim, ndër të cilat edhe droni, e cila nuk është në kuadër të pajisjes se duhet të raportohet në kufi, kurse sipas legjislacionit në Maqedoni është krejtësisht ligjore për t’u përdorur.
Ai është dërguar në procedurë gjyqësore në Shkup, ku është dënuar me 500 euro, ku pasi ai e ka marrë pasaportën e tij e ka lëshuar vendin, i cili ishte i vetëm në udhëtim.
Ai tha se për probleme të tilla me të cilat ballafaqohen qytetarët e huaj në kufijtë e Maqedonisë do të lajmërojë me anë të YouTube, Lonely Planet, Trip advaiser. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JTBxMqRggFk