Telegrafi

Regjisori Hwang Dong-hyuk thotë se është duke punuar në një film të ri, më të ‘ashpër’ se “Squid Game”

Regjisori Hwang Dong-hyuk, i cili fitoi famë globale me hit-serialin në gjuhën koreane “Squid Game”, thotë se është duke punuar në një projekt tjetër filmik të quajtur “Killing Old People Club”.

Filmi i ri raportohet se është frymëzuar nga një roman i shkruar nga Umberto Eco, autori dhe filozofi i ndjerë italian.

Hwang lajmin e bëri të ditur teksa po fliste gjatë një sezoni në MipTV së bashku me producentin e tij, Jun Yooung Jan, raporton Variety.

Regjisori i “Squid Game” (Foto: AFP)

Regjisori që njihet gjithashtu për filmat koreanë si “Silenced” dhe “Miss Granny”, tha se filmi i ardhshëm do të jetë më i ‘dhunshëm’ se “Suqid Game’.

Drama “Squid Game”, e cila u publikua në shtator të vitit 2021 në Netflix, sillet rreth qindra konkurrentëve që pranojnë një ftesë për të konkurruar në një seri lojërash koreane, por aksionet janë vdekjeprurëse.

Lexo po ashtu CEO i Netflixit konfirmon se kanë nisur përgatitjet për sezonin e dytë të "Squid Game"

Regjisori tani ka ndarë se ai tashmë ka bërë 25 faqe për projektin, i cili deri në fund do të jetë i ‘diskutueshëm’.

“Squid Game” (Foto: Netflix)

“Do të ketë më shumë dhunë se në Squid Game”, tha ai duke shtuar se mund t’i duhet të fshihet nga të moshuarit pasi të dalë filmi.

Regjisori tha më tej se tani do të kthehet në Korenë e Jugut për të shkruar sezonin e dytë të “Squid Game” dhe shpreson të ketë transmetimin e shfaqjes deri në fund të vitit 2024.

 

Sipas Netflix, suksesi i jashtëzakonshëm i sezonit të parë e bëri shfaqjen me të shikuar ndonjëherë, me 111 milionë shikime që nga debutimi shtatorin e kaluar. /Telegrafi/