Telegrafi

Regjisorët dhe aktorët hebrenj të zemëruar për fjalimin kundër Izraelit në “Oscars”: Dukej si një tubim i Hamasit

Nëntë ditë pas fjalimit të Jonathan Glazer në ceremoninë e çmimeve “Oscars 2024”, polemikat rreth deklaratave të tij vazhdojnë të jenë të nxehta.

Më shumë se 450 artistë hebrenj, regjisorë dhe profesionistë të Hollywoodit kanë nënshkruar një letër të hapur duke dënuar fjalimin e regjisorit të filmit “Zona e Interesit” (“The Zone of Interest”), ku ai distancohet nga “hebrenjtë dhe holokausti që është vjedhur nga okupimi që çoi në konflikt për shumë njerëz të pafajshëm”.

Duke përsëritur fjalët e Glazer, ata në letrën thonë: “Ne refuzojmë të pranojmë që hebrenjtë tanë të rrëmbehen me qëllim të bërjes së paraleleve dhe për të barazuar moralisht regjimin nazist që synonte zhdukjen e një race me kombin izraelit që përpiqet të shmangë zhdukjen e vet”.

Ndër nënshkruesit janë: Debra Messing, Eli Roth, Amy Pascal, Jennifer Jason Leigh, Tracy-Ann Oberman, Julianna Margulies dhe Nancy Spielberg – producentja dhe motra e Steven Spielbergut.

Fjalimi i Glazerit në “Oscars 2024”, ku ai së bashku me producentin James Wilson dhe financuesin Len Blavatnik pranoi çmimin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj, u prit me duartrokitje të ngrohta në Teatrin “Dolby”, me entuziazëm nga kineastë dhe aktorë si Mark Ruffalo.

Regjisori i filmit “Djali i Saulit” (“Son of Saul”), László Nemes e ka kritikuar ashpër Glazerin, duke thënë se “do të duhej të kishte qëndruar i heshtur në vend që të zbulonte se nuk e kuptonte historinë dhe forcat që po shkatërrojnë qytetërimin, para apo pas holokaustit”. “Nëse do të kishte pranuar përgjegjësinë që vjen me një film të tillë, nuk do të kishte përdorur tema që kanë qenë propagandë e synuar për zhdukjen e çdo pranie hebreje mbi tokë”, tha ai.

Rabini Marvin Hier, fitues dy herë i çmimeve “Oscar” dhe themelues i Qendrës Simon Wiesenthal, tha se ishte i tmerruar jo vetëm nga fjalët e Glazerit por edhe nga reagimi i audiencës: “Nuk mund ta besoja. Nëse nuk do të dija, do të kisha menduar se ishte një mbledhje e Hamasit. Ku ishte audienca? Njerëzit do të duhej të ishin ngritur dhe të kishin bërtitur, pasi audiencës i mbeti përshtypja se sjellja e tillë është e pranueshme”.

Në një postim në X (ish-Twitter), Piotr M.A. Cywiński, drejtor i Muzeut të Memorialeve të Auschwitzit, shkroi: “Në fjalimin e tij të pranimit të çmimit, Jonathan Glazer dha një paralajmërim të përgjithshëm moral kundër dehumanizimit. Qëllimi i tij nuk ishte të zbresë në nivelin e diskursit politik. Kritikët që prisnin një qëndrim të qartë politik ose një film vetëm mbi gjenocidin, nuk kuptuan thellësinë e mesazhit të tij. ‘The Zone of Interest’ nuk është një film mbi Holokaustin. Është, së pari dhe kryesisht, një paralajmërim i thellë për racën njerëzore dhe natyrën tonë”.

Megjithatë, kjo deklaratë gjithashtu u përball me shumë kritika. /Telegrafi/