Site icon Telegrafi

Regjioni i Kashmirit i ka shpallur dhjetë distriktet si zona të kuqe, numri i të prekurve me coronavirus po vazhdon të rritet

Qeveria e regjionit të Kashmirit, që është nën administrimin e Indisë, i ka shpallur dhjetë distrikte si zona të kuqe apo të nxehta, shkaku i numrit në rritje të personave të prekur me coronavirus.

Ky vendim vjen pasi ministria indiane e shëndetësisë, i cilësoi vetëm katër zona si të kuqe, transmeton Telegrafi

Sipas Komisionerit Regjional, Pandurang Pole numri i të prekurve po rritet nëpër çdo distrikt, ndërsa nuk duket se mund të ketë ngadalësim të përhapjes së pandemisë.

“Gjatë kësaj kohe, nuk mundemi të kemi mbrojtje më të dobët. Të gjitha dhjetë distriktet, duhet të konsiderohen si zona të kuqe, deri në ndonjë vendim tjetër”, ka thënë Pole.

Pasi e ka zgjeruar kohën e mbylljes edhe për dy javë, ministria shëndetësisë ka bërë të ditur edhe masat e caktuara për zonat e cilësuara si të kuqe, të gjelbra dhe portokalli.

Në zonë të kuqe, lejohet puna në industri dhe ndërtimtari, ndërsa janë të mbyllura të gjitha bizneseve, pos lokaleve ushqimore. Lejohet edhe zhvillimi i punimeve, që kanë të bëjnë me agrikulturë.

Masat janë vendosur të jetë më të ashpra, pasi në Kashmir është ngritur shumë shpejtë në 666 numri i sëmurëve me coronavirus, tetë pacientë kanë vdekur derisa 254 janë shëruar. /Telegrafi/

Exit mobile version