Site icon Telegrafi

“Regjimi i Zajednicës” – PSD me aksion para Kuvendit ku do të raportoj Kurti për Asociacionin e dialogun

Partia Socialdemokrate po mban sot një aksion simbolik para nisjes së Kuvendit të Kosovës, ku pas pak do të raportoj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me Asociacionin dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Anëtarë të PSD-së po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime “Regjimi i Zajednicës”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 11:00.

Pika e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Kurti për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi.

Albin Kurti, do të paraqitet në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të treguar se çfarë ka pranuar në takimin e tij të fundit me liderët evropianë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version