Site icon Telegrafi

“Refuzova Juventusin dhe Milanin”

Marek Hamsik ka thënë se do ta mbyll karrierën te Napoli, ndërsa konfirmon se ka refuzuar oferta nga Juventusi dhe Milani.   

Sllovaku që është kapiten i napoletanëve, dhjetë vitet e fundit ka qenë pjesë e kësaj skuadra dhe me një agjent si Mino Raiola, kjo nuk është e lehtë.

“Në futboll është ë vështirë pasi nuk e di se çfarë mund të ndodh”.

“Nuk mendoj që të lartohem nga Napoli. Në të kaluarën kam refuzuar oferta nga Juventusi dhe Milani, pasi nuk ndjehesha gati”.

“Por jam i lumtur që jam këtu edhe në aspektin njerëzor edhe në atë profesionale”.

“Unë mendoj ta mbaroj karrierën këtu, ndoshta pasi ta fitoj Scudetton, por shpresoj që të mos pres deri në moshën 40 vjeçare”, ka thënë Hamsik.

Hamsikut i duhen edhe dy gola që ta barazojë rekordin e Diego Maradona, si shënuesi më i mirë në histori të klubit.  /Telegrafi/

Exit mobile version