Site icon Telegrafi

Refuzon të bartë maskën në aeroplan, gruaja e godet shuplakë një burrë në SHBA – madje e pështyn në fytyrë

Një burrë dhe një grua duket se nuk kishin patur shpirtin festiv gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Tampa Bay në drejtim të Atlanta, SHBA – pasi janë parë duke u grindur e rrahur lidhur me mbajtjen e maskës mbrojtëse – e pamjet e kësaj përplasje janë bërë virale.

Videoja ka marrë mbi 4.2 milionë shikues që nga publikimi në Twitter nga llogaria e pacenzuruar ATL, ku më pas u shpërnda edhe në Instagram, transmeton Telegrafi.

“Vendose maskën”, dëgjohet gruaja duke i thënë burrit i cili refuzonte ta bënte një gjë të tillë.

E gruaja që e kërcënonte e kishte ulur maskën nën mjekër – kurse burri në një moment humb durimin dhe ia bënë me dije se do t’ia derdh pijen në fytyrë nëse vazhdon ta kërcënoj.

Në një moment eskalon situata dhe gruaja e godet shuplakë burrin, i cili vazhdimisht ia rikujtonte se është sulm dhe se për këtë do të shkojë në burg.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo e pështyn në fytyrë dhe vazhdojnë kacafytjet duke detyruar personelin të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën.

Megjithatë nuk dihet nëse dyshja kanë përfunduar në pranga, pavarësisht se me të zbritur në pistë prisnin një grup i policëve që ishin ftuar nga aviokompania. /Telegrafi/

Exit mobile version