Telegrafi

Refuzojnë të bartin maska në aeroplan, policia amerikane i nxjerr jashtë – vajzat rrahen brutalisht me turmën

Një video amatore e filmuar në aeroportin e Florida, shfaq dy femra që janë nxjerrë nga aeroplani pasi që kishin refuzuar të bartin maskë dhe vërshëllehen nga turma në terminal,që shkaku i tyre ka bërë që fluturimi të shtyhet.

Derisa pasagjerët ishin mbledhur në aeroportin ndërkombëtar For-Lauderdale, dyshja iu vërsulën turmës që u bërtisnin se janë shkaktare të shtyrjes së fluturimit, transmeton Telegrafi.

Madje në një moment ato përleshen me turmën, duke detyruar policinë të ndërhyjë për ta qetësuar situatën. Ato nuk kursejnë asgjë – nga grushtat, shqelmat e deri te shkulja e flokëve.

Megjithatë ato kanë përfunduar në pranga dhe tani po akuzohen për pengim të detyrës zyrtare ndaj zyrtarëve policorë, dhe për sulm fizik. /Telegrafi/