Telegrafi

Refuzoi të bartë maskën mbrojtëse, sigurimi e nxjerr nga metroja burrin që shpërfilli urdhrat e autoriteteve të vendit

Duke parë se coronavirusi po zgjerohet me shpejtësi të madhe nëpër Kinë, autoritetet e vendit kanë urdhëruar qytetarët të bartin maska mbrojtëse nëpër rrugë.

Megjithatë një burrë që udhëtonte me metro në Guangzo, kishte vendosur që të mos përfill urdhrat e autoriteteve, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë – një pjesëtarë i sigurimit reagoi duke e nxjerrë nga metroja, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Për shkak të zgjerimit të coronavirusit, BE-ja evakuon qytetarët e saj nga Kina – do të dërgohen dy aeroplan për ata që duan të largohen nga Wuhani

Ai është filmuar duke tentuar ta nxjerri nga treni burrin, por nuk e kishte të lehtë pasi ai i rezistonte. Ai mbahej me tërë forcën në shufrën e hekurt, megjithatë në fund u dorëzua dhe kështu e nxorën jashtë.

Kujtojmë që coronavirusi deri më tani ua ka marrë jetën 130 personave në Kinë dhe një nga simptomat që vlenë të theksohet është ndezja e mushkërive. /Telegrafi/