Mason Greenwood po largohet nga Manchester United pas rikthimit nga huazimi i suksesshëm te Getafe sezonin e fundit.
Sulmuesi anglez shfaqi formë të shkëlqyer në La Liga dhe shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij.
Juventus dhe Chelsea ishin në garë për lojtarin, megjithatë është gjiganti francez Olympique Marseille që ka fituar garën për shërbimet e Greenwood.
Marseille ka paraqitur një ofertë për sulmuesin prej 32 milionë eurove dhe bisedimet me drejtuesit e United janë në fazë të avancuar.
Djajtë e Kuq shpresojnë të fitojnë rreth 40 milionë euro nga shitja e anglezit, megjithatë drejtuesit e dy klubeve po vazhdojnë diskutimet.
Greenwood luajti si huazim te Getafe sezonin e kaluar, duke shënuar 10 gola në 36 paraqitje dhe duke bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/