Thuhet se Fiorentina ka hedhur poshtë një ofertë prej 25 milionë euro nga Evertoni për sulmuesin e saj, Nikola Kalinic.
Reprezentuesi kroat ka qenë i lidhur edhe me Napolin në javët e fundit, por drejtuesit nga Firence kanë caktuar një çmim prej 35 milionë euro për shërbimet e tij.
Sipas Sky Sport Italia, klubi anglez, Everton ka ardhur me një propozim prej 20-25 milionë euro, duke përfshirë edhe disa bonuse të lidhura me të performancës.
Megjithatë, ajo u refuzua nga drejtuesit e klubit Viola, për sulmuesin i cili ka shënuar 12 gola në 31 ndeshje për Kroacinë.
Kalinic u transferua vetëm një vit më parë nga Dnipro për vetëm 5.5 milionë euro, por kishte një ndikim të fuqishëm në Serie A, duke shënuar 12 gola në 36 ndeshje. /Telegrafi/