Sipas Sky Sport, Manchester United ka refuzuar ofertën e parë të Sevillas për sulmuesin francez, Anthony Martial.
Klubi andaluzian e kërkon lojtarin në formë huazimi falas ndërkohë që paga prej 150 mijë funte në javë e lojtarit të paguhet nga të dyja klubet përgjysmë.
Një ofertë të tillë nuk mund ta pranonin drejtuesit e Manchester United.
Kjo pasi Man Utd kërkon të lirohen përfundimisht nga lojtari dhe në rast se vendosin ta largojnë në huazim dëshirojnë që paga e francezit të paguhet e gjitha nga klubi i ri i Martial.
Francezi nuk ka arritur t’i plotësojë pritshmërit e tij prej se ka kaluar nga Monaco te Manchester United. /Telegrafi/