Skuadra angleze Arsenal po tenton ta përforcoj repartin ofensivë për stinorin e ri.
Objektivi kryesor i Arsenalit për fazën ofensive është sulmuesi portugez Gelson Martins.
23-vjeçari ka pasur një vit mjaft të mirë te Sportingu dhe është dëshira kryesore e trajnerit Unay Emery.
Reprezentuesi i Portugalisë ka arritur të shënoj 13 gola dhe të bëj po aq asistime në të gjitha garat me Sportingun.
Arsenali ka provuar transferimin e portugezit por oferta e parë e tyre u refuzua.
Topçinjtë ofruan 30 milionë euro por Sportingu nuk e pranoi largimin e yllit të tyre.
Gjigantët portugez i kanë vendosur klauzolë largimi Martinsit prej 60 milionë euro.
Ndërkohë përgjigja e tyre për Arsenalin ka qenë se bisedimet mund të fillojnë vetëm nëse vije oferta mbi 45 milionë.
Për Martins interesim ka shprehur edhe Liverpool, Bayern Munich dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/