Real Madridi është i vendosur që të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Bayern Munichut, David Alaba.
Sipas Sky Sports, Los Blancos kanë ofruar 60 milionë euro për futbollistin austriak që është një shifër e lartë për një mbrojtës.
Lexoni këtu të gjitha lajmet për TRANSFERIMET
Mirëpo, bavarezët nuk janë të interesuar ta lëshojnë futbollistin e tyre për më pak se 80 milionë euro.
Alaba është te Bayerni nga vitit 2008 dhe ka qenë pjesë e ekipit të të rinjve te kampioni gjerman. /Telegrafi/