Telegrafi

Refuzohet oferta e Barcelonës për Verrattin, futen në garë edhe dy gjigantët anglezë

PARIS, FRANCE - MAY 27: Marco Verratti of Paris Saint-Germain reacts during the French Cup Final match between Paris Saint-Germain and SCO Angers at Stade de France on May 27, 2017 in Paris, France. (Photo by Xavier Laine/Getty Images)

Chelsea dhe Manchester United i janë futur garës për mesfushorin e PSG-së Marco Verratti, i cili po kërkohet me ngulm nga Barcelona.

Italiani i ka treguar drejtorit sportiv t PSG-së, Antero Henrique, se ai dëshiron të largohet nga Parisi këtë verë.

Barcelona janë që një kohë të gjatë në bisedime me PSG-në, por garës fuqishëm i janë futur edhe dy skuadra angleze.

Lexo po ashtu Verratti ka marrëveshje me Barcelonën

Sipas TMË bëhet fjalë për Chelsean dhe Unitedin që tashmë e kanë kontaktuar menaxherin e lojtarit, Donati di Campli.

Mësohet se Barca ka bërë ofertë prej 75 milionë euro që është refuzuar nga PSG.

Parisienët insistojnë se nëse Verratti largohet, atëherë çmimi është 100 milionë euro. /Telegrafi/