Chelsea dhe Manchester United i janë futur garës për mesfushorin e PSG-së Marco Verratti, i cili po kërkohet me ngulm nga Barcelona.
Italiani i ka treguar drejtorit sportiv t PSG-së, Antero Henrique, se ai dëshiron të largohet nga Parisi këtë verë.
Barcelona janë që një kohë të gjatë në bisedime me PSG-në, por garës fuqishëm i janë futur edhe dy skuadra angleze.
Sipas TMË bëhet fjalë për Chelsean dhe Unitedin që tashmë e kanë kontaktuar menaxherin e lojtarit, Donati di Campli.
Mësohet se Barca ka bërë ofertë prej 75 milionë euro që është refuzuar nga PSG.
Parisienët insistojnë se nëse Verratti largohet, atëherë çmimi është 100 milionë euro. /Telegrafi/