Telegrafi

Refuzohet kërkesa për formimin e Komisionit Anketues për PSP-në

Propozim kërkesa për formimin e Komisionit Anketues në Kuvend për hetimin e punës së PSP-së u është kthyer iniciuesve.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, sot në konferencë për shtyp tha se iniciativa e tyre është refuzuar për shkak të gjoja mangësive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM kërkon të hetohet puna e PSP-së, që nga themelimi deri te shkarkimi i Janevës

Ai tha se raportet financiare të PSP-së nuk kanë norma precize për shpenzime dhe se OBRM-PDUKM ka njohuri për keqpërdorime gjatë furnizimeve publike.

Sipas tekstit të propozuar, komisioni duhet të hetojë punën materialo-financiare, mënyrën e punësimit në këtë institucion dhe ekzistimin e nepotizmit, por edhe ligjshmërinë e procedurave të kësaj prokurorie./Telegrafi/