Propozim kërkesa për formimin e Komisionit Anketues në Kuvend për hetimin e punës së PSP-së u është kthyer iniciuesve.
Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, sot në konferencë për shtyp tha se iniciativa e tyre është refuzuar për shkak të gjoja mangësive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se raportet financiare të PSP-së nuk kanë norma precize për shpenzime dhe se OBRM-PDUKM ka njohuri për keqpërdorime gjatë furnizimeve publike.
Sipas tekstit të propozuar, komisioni duhet të hetojë punën materialo-financiare, mënyrën e punësimit në këtë institucion dhe ekzistimin e nepotizmit, por edhe ligjshmërinë e procedurave të kësaj prokurorie./Telegrafi/