Site icon Telegrafi

Refuzohet për së dyti herë garancia e Ziadin Selës për të nxjerr nga burgu Abdylfeta Eminin

Për së dyti  herë refuzohet garancia e Ziadin Selës dhe Krenar Lloga. Shtëpi dhe toka në fshatin Livadhi në Strugë prona të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nuk janë garanci e mjaftueshme, për Abdylfeta Emini, i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, që të del nga burgu dhe të mbrohet në liri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Garancia e dhënë nga Sela, sipas informatave nga Gjykata Themelore Shkupi 1, këshilli penal e ka refuzuar, mirëpo vendimi nuk është fuqi për shkak se mbrojtja ka të drejtë të ankohet deri tek Gjykata e Apelit në Shkup.

Nga mbrojtja informojnë se do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe se do të ankohen deri te gjykata e shkallës së dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version