Site icon Telegrafi

I refuzohet apeli për lirim, Dani Alves mund t’i kalojë disa vite në burg

Dani Alves po përballet me kalimin e disa viteve prapa grilave, pasi apeli i tij për lirim me kusht u refuzua.

Ylli brazilian po mbahet në një burg afër Barcelonës, një muaj pas arrestimit të tij për një sulm të dyshuar seksual në orët e para të 31 dhjetorit.

Një gjykatë spanjolle e refuzoi apelin e tij për t’u liruar me kusht, ndërsa hetimi vazhdon, duke vendosur se ai mund t’i ikën drejtësisë dhe duhet të mbetet në burg.

Lexo po ashtu Publikohet videoja nga klubi i natës- aty ku Alves dyshohet se ka kryer ngacmim seksual ndaj 23 vjeçares

Zyrtarët e gjykatës kanë konfirmuar se Alves është nën hetim nën dyshimin për sulm seksual ndaj një gruaje, por nuk kanë konfirmuar natyrën e saktë të akuzave kundër tij.

Hetimet e këtij lloji mund të zgjasin me muaj dhe në disa raste edhe vite, ndërsa ata që janë nën hetim zyrtar mund të mbahen në burg pa akuzë deri në katër vjet në Spanjë, megjithëse kufiri normal është dy vjet.

Lexo po ashtu Dalin detaje të reja nga rasti i Dani Alvesit

Ish-mbrojtësi i Barcelonës u arrestua muajin e kaluar pasi një grua 23-vjeçare e identifikoi atë si sulmuesin e saj në polici.

Alves fillimisht mohoi çdo kontakt me akuzuesin e tij, por në një seancë gjyqësore, ai  ndryshoi dëshminë e tij  dhe pretendoi se ata kishin marrëdhënie seksuale konsensuale./Telegrafi/

Exit mobile version