Telegrafi

Refuzohet ankesa e Nismas nga Gjykata Supreme

Ankesa e dorëzuar nga Nisma Socialdemokrate ditë më parë në Gjykatën Supreme është refuzuar si e pabazuar nga kolegji i kësaj gjykate.

Sipas njoftimit për media, në vendim thuhet: “Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Nisma, është refuzuar si e pabazuar nga kolegji i Gjykatës Supreme”.

Lexo po ashtu Gjykata Supreme vendos, refuzohen Kurti dhe Haxhiu, pranohen pjesërisht dy ankesa për Aliun dhe Demin

Ndryshe, kjo gjykatë ka urdhëruar Komisionin Qendrore Zgjedhorë (KQZ) që kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi të ju lejohet përfshirja në listën e kandidatëve për deputetë.

Lexo po ashtu Shemsedin Dreshajt të AAK-së i lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Edhe për kandidatin për deputetë Shemsedin Dreshaj, nga Aleanca për Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Gjykata Supreme ka marr vendim që ti lejohet përfshirja në listën e kandidatëve. /Telegrafi/