Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Nenad Rashiq, Dardan Gashi dhe të tjerëve, F. H. dhe A. Gj për çështjen e njohur si “afera e hidrocentraleve”.
Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 04.03.2021, është vërtetuar dhe çështje penale ndaj tyre, do të vazhdojë sipas rregullave të procedurës penale.
Të pandehurit në fjalë, po akuzohen nga ana e Prokurori Special për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”.
Gjykata e Apelit po ashtu, e ka refuzuar edhe ankesën e Prokurorisë Speciale, për të akuzuarit tjerë në këtë rast: L.F., F.H., F. Ç., M. R., A. N., F.K., I. I., G. J., B. B., G. Sh., N. H., A. A.
Procedura penale ndaj tyre është pushuar, për shkak të parashkrimit relativ të ndjekjes penale.
Gjykata e Apelit gjeti se aktvendimi i ankimuar, nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, dhe se gjykata e shkalles së parë, ka vendosur drejtë dhe ligjshëm, duke dhënë arsye të mjaftueshme, kur i ka trajtuar kërkesat e mbrojtësve, për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim te provave. /Telegrafi/