Liverpoolit i është refuzuar oferta e parë nga Juventusi për Federico Chiesan.
Sipas asaj që raporton La Repubblica, The Reds janë tejet të interesuar për transferimin e anësorit italian.
Oferta prej 100 milionë eurosh e klubit nga Liga Premier, nuk e ka bindur Zonjën e Vjetër për ta shitur lojtarin.
Massimmiliano Allegri dhe bori i Juventusit e shohin si të pashitshëm lojtarin, sidomos pas shkëlqimit në Euro 2020.
Një ofertë të majme për Chiesan e kishte bërë edhe Chelsea javë më parë, mirëpo edhe ajo është refuzuar.
Liverpooli është futur seriozisht në garë, derisa të ardhme e tij do të përcaktojë vetë Chiesa. /Telegrafi/