Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se është shumë i pikëlluar pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit (CAS) për refuzimin e ankesës së Michel Platinit.
CAS e ka dënuar ish-presidentin e UEFA-s me katër vjet ndalesë të aktiviteteve në futboll.
“Si president i FIFA-s duhet të respektoj vendimin e CAS dhe këtu nuk ka dilema. Por nëse e shikojmë personalisht, natyrisht se jam i pikëlluar”.
“Nëntë vjet e kam përcjellë Platinin në UEFA dhe shtatë vjet si sekretar gjeneral dhe se bashku kemi bërë shumë punë të mëdha. Në këtë moment dua të kujtoj vetëm kujtime të mira”, ka thënë Infantino transmeton Sky Sport.
Platini dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, fillimisht janë dënuar me tetë vjet suspendim për shkak pagesave të paligjshme, por pas ankesës ky dënim është zvogëluar.