Pak orë para ceremonisë së dasmës së saj, Jo Du pati një problem me fustanin e bardhë pasi u prish zinxhiri, dhe asnjë nga shoqërueset e nuses nuk dinin si ta rregullonin.
Por fotografi, Lindsay Coulter, vuri re burrin që qëndronte pranë shtëpisë së tyre që e kishin me qira në Guelph, Ontario vetëm për dasmën, dhe i sugjeroi nuses që të shkonte të kërkonte diçka që të rregullonte zinxhirin.
Fati deshi që fqinja, David Hobson, kishte mirëpritur në shtëpinë e tij një familje refugjate nga Siria, dhe babai Ibrahim Halil Dudu punonte si rrobaqepës për 28 vjet në Aleppo.
Menjëherë Dudu shkoi së bashku me të birin te shtëpia e nuses dhe i rregulloi zinxhirin e fustanit të bardhë.
Ndërkohë Hobson është shprehur se, “familja siriane kishte vetëm 4 ditë në Kanada dhe nuk dinin asnjë fjalë në anglisht”.
Sipas tij, ata janë marrë vesh vetëm me ndihmën e “Google Translate”, përcjell Shekulli.
Hobson shtoi se shtëpia dhe biznesi i Dudu-së ishin shkatërruar nga lufta në Siri para disa vitesh dhe më pas ato ishin transferuar në Turqi.
“Në Turqi u regjistruan si refugjatë. Për 3 vjet kanë pritur që të zhvendosen në një vend tjetër dhe më në fund Kanadaja i lejoi që të vinin”, ka thënë Hobson.
Ndërsa Dudu është shprehur për “CTV News”: “Kanadaja është vendi im tani. Isha aq i lumtur dhe i gëzuar. Më pëlqen të ndihmoj njerëzit kanadez, më buron prej zemrës”.