Një numër refugjatësh nga Siria dhe Iraku të cilët ishin vendosur në vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, janë kthyer në qendrën tranzite të Tabanocit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto informata i kanë dhënë vullnetarët të cilët vazhdojnë mbështetjen e refugjatëve me ushqime dhe veshmbathje, kurse gjithsej ka rreth 500, ndërkaq një pjesë e tyre vullnetarisht kanë pranuar të kthehen në qendrën tranzite Vinojug në Gjevgjeli./Telegrafi/