Telegrafi

Refugjatët i bëjnë ‘pritje hollivudiane’ Angelinas në Greqi (Foto/Video)

Angelina Jolie është rrethuar nga qindra imigrantë gjatë vizitës që bëri të mërkurën në një port grek, ku janë bllokuar mijëra refugjatë.

Aktorja hollivudiane, e cila është e dërguara e posaçme e UNHCR, ka tërhequr vëmendjen e refugjatëve, përkundër se ata kanë kaluar ditë të torturueshme në rrugëtimin e tyre për në Evropë duke ikur nga lufta në Siri.

Rreth 4.000 njerëz po presin në portin Piraeus  në Athinë, duke qenë se Maqedonia e ka mbyllur kufirin dhe autoritet greke nuk i lejojnë të futen në Greqi.

Të martën Jolie vizitoi një kamp refugjatësh në Liban, me ç’rast kërkoi nga liderët botërorë që të veprojnë më shpejt për t’i dhënë fund konfliktit pesëvjeçar në Siri. /Telegrafi/