Reformat në gjyqësor duhet të vazhdojnë me dinamikë të përshpejtuar, thonë nga Shoqata e gjyqtarëve. Njeriu i parë i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, komentoi ngjarjet me ish-ministrin Çavkov dhe tha se ndryshimi i adresës për burg shtëpiak është e paraparë në Ligjin për procedura kriminale dhe mundet të bëhet për pesë minuta.
Gjykata e Lartë e ka caktuar adresën e ish-ministrit Mitko Çavkov, i dyshuar për ngjarjet në Kuvend, i cili duhej të mbante dënimin me burg shtëpiak. Pasi policia nuk e kishte gjetur atë në adresën e duhur, për këtë Këshilli gjyqësor i dha dënim më të rëndë, theksoi kryetari i njësisë së Shkupit, Ivan Xholev.
Ai tha se për të njëjtën gjë është vendosur edhe për të dyshuarin tjetër, Jane Çento, të cilit për shkak të moszbatimit të urdhërit të gjyqit, burgu shtëpiak i është ndëruar me paraburgim, edhe pse familja e tij mohonte se ai është larguar nga shtëpia.
Xholev konfirmoi se Ligjet për Këshillin Gjyqësor dhe gjykatat, javën tjetër do të debatohen në Kuvend veçanërisht për reformimin e Gjyqësisë. Zv. ministri i Drejtësisë pret edhe mbështetjen e opozitës.
Proceset e reformave në gjyqësi nuk do të bëhen sipas dinamikës çka presin qytetarët, vlerëson gjykatësi i lartë Xhemali Saiti, sepse siç tha ai, ky është një proces i ngadalshëm.
Saiti thekson se përveç ndryshimit të ligjeve duhet edhe zbatimi i tyre. /Telegrafi/