Site icon Telegrafi

Reformat në drejtësi monitorohen nga ndërkombëtarët

Në paketën e ndryshimeve kushtetuese, pjesë e reformës në drejtësi që ndodhet në tryezën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, ka një kapitull të veçantë që flet për rolin e ndërkombëtarëve për të cilin është folur pak ose aspak deri tani.

Ky kapitull përmblidhet me emrin misioni ndërkombëtar i monitorimit dhe ka në përbërje përfaqësues të SHBA-ve dhe BE-së.

Ky mision do të ketë një fuqi absolute në monitorimin e seleksionimit të trupës së sistemit të drejtësisë, por edhe më tej akoma atë të hulumtimit, madje ka të drejtë të kërkojë edhe prova.

Pra kushdo që do dalë apo pritet të hyjë në sistem do ketë vulën certifikuese të misionit ndërkombëtar të monitorimit. /Telegrafi/

Exit mobile version