Ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuara me konsensus në parlament në seancën e 22 korrikut, u publikuan paraditen e sotme në fletore zyrtare.
Këto ndryshime parashikohet të hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në fletore zyrtare.
Ndryshimet kushtetuese u dekretuan të martën nga Presidenti i Republikës.
Miratimi i tyre në Kuvend, u parapri nga debate të gjata dhe negociata të vështira mes palëve.