Pierre-Emerick Aubemeyang ishte mjaft i përfshirë në triumfin e Barcelonës kundër Real Madridit në derbin e madh ‘el Clasico’ që u zhvillua të dielën në Santiago Bernabeu.
Blaugranët e nëpërkëmbën rivalin e tyre të madh duke e mposhtur me rezultat 4-0, ndërsa dy prej këtyre golave i realizoi sulmuesi nga Gaboni.
Pas golit të dytë, ish-futbollisti i Arsenalit vrapoi drejt këndit të fushës për të festuar duke bërë një referencë për ‘Dragon Ball Z’, në një ditë të paharruar për tifozët e Barcës.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1505671844254429190?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1505671844254429190%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Fen%2Fnews%2Fexplained-what-does-aubameyang-celebration-vs-real-madrid%2Fbltd0599999528ef68a
Festa e sulmuesit të Barcelonës ishte referencë për karakterin ikonik të ‘Dragon Ball Z’, Goku. Gjesti i tij ishte i ngjashëm me transmetim e menjëhershëm të Goku, me tifozët e vëmendshëm në mediat sociale që e njohën shpejt referencën e sulmuesit.
Nuk është hera e parë që Aubameyang e bën të njohur dashurinë e tij për animacionin e popullarizuar, pasi sulmuesi ka një tatuazh të DBZ. /Telegrafi/
#ink pic.twitter.com/qTuLDaaey4
— AUBA⚡️ (@Auba) January 20, 2019
Goku? No Aubameyang #ElClasico pic.twitter.com/4VVsH7V6kS
— Kevin (@Kevx003) March 20, 2022